Kampioni i Kosovës Ballkani, të enjten më 30 nëntor do ta zhvillojë një ndeshje tejet me rëndësi në kuadër të UEFA Conference League, kundër ekipit të njohur nga Çekia, Viktoria Plzen.
Kësaj radhe, loja nuk do të luhet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, por në Tiranë në “Air Albania”.
Skuadra nga Suhareka, ka njoftuar për të gjithë të interesuarit se biletat do të dalin në shitje sot nga ora 11:00.
Fansat do të mund t’i blejnë ato deri në orën 19:00, tek kioska e cila gjendet në tek hyrja VIP.
“Faleminderit që i qëndroni besnik Kampionit të Kosovës.Na priftë e mbara!”, ka shkruar në njoftim Ballkani transmeton Klankosova.tv
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...