Kampioni i Kosovës, FC Ballkani ka arritur të rishkruaj historinë në ndeshjen kthyese ndaj BATE-s në kuadër të kualifikimeve në grupet e Conference League.
Ballkani mbylli ndeshjen e dytë me humbje me rezultat 1-0, mirëpo për shkak të fitores së thellë në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri me rezultat 4-1, arrin të kualifikohet në fazën e grupeve.
Skuadra suharekase zhvillojë një ndeshje mjaftë të bukur, duke poseduar topin më shumë sesa kundërshtari, shkruan arbresh.info.
Mirëpo në minutën e 30-të, pas një gabimi në mbrojte u ndëshkua me gol nga skuadra bjelloruse, ku autor ishte Artem Kontsevoy.
Kalimi në fazën e grupeve është rishkrim i historisë, pasiqë vitin e kaluar Ballkani arriti poashtu të kualifikohet në këtë fazë.
Tani mbetet të hidhet shorit dhe të kuptohet se cilat skuadra do të jenë kundërshtarët e skuadrës kosovare, short ky që do të hidhet nesër në Monako./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...