Ballkani ka arritur të shënoj fitore në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll ndaj Feronikelit ’74 me rezultat 3-1.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa, vetëm pas tetë minutash në pjesën e dytë kampioni i Kosovës gjeti epërsinë përmes Ëalid Hamidit.
Epërsia e tyre nuk zgjati shumë pasi Shabani barazoi rezultatin në 1-1 vetëm pas 10 minutash.
Pasi ndeshja u barazua, Ballkani shpeshtoi sulmet në drejtim të Niklit dhe në minutën e 82-të përmes Ribeiro Giovanni riktheu epërsinë.
Shtatë minuta më vonë po i njëjti vulosi fitoren e kampionit në fuqi me rezultat 3-1.
Kjo ishte fitorja e dytë këtë sezon për Ballkanin kurse Nikli pas tri ndeshjeve ka po aq humbje./Arbresh.info
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...