Ballkani është rikthyer te fitoret në BKT Superligë ku në kuadër të xhiros së 25-të ka mposhtur Feronikelin me rezultat 6-0.
Suharekasit pa shumë mund kanë mposhtur skuadrën nga Drenasi në një ndeshje të cilën e dominuan nga fillimi deri në fund.
Ishte minuta e tetë kur vendasit fituan penallti, derisa Armend Thaqi gaboi, por nga topi i rikthyer shënoi për 1-0.
Në minutën e 37-të, Meriton Korenica shënoi për ta ngritur epërsinë e Ballkanit në 2-0.
E katër minuta më vonë, Blend Baftiu u përkujdes për ta ngritur epërsinë në 3-0, ku me tre gola epërsi të vendasve përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.
Dominimi i vendasve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku në minutën e 59-të shënoi Mevlan Zeka për 4-0.
Për golin e pestë u përkujdes mbrojtësi i majtë Arbër Potoku që realizoi në minutën e 78-të, derisa mitrovicasi shënoi edhe golin e gjashtë në minutën e fundit për rezultatin përfundimtar 6-0.
Ballkani vazhdon kryesimin në BKT Superligë me 51 pikë, derisa Feronikeli mbetet e fundit me vetëm 11 pikë. /Telegrafi/
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...