FC Ballkani ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për titull, në udhëtim te skuadra e Feronikelit.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, me rezultat të ngushtë 0 – 1, mposhti vendasit, shkruan portali arbresh.info.
Ishte talenti i “Xhebrailave”, Blend Baftiu që në minutën e 33-të kalojë Ballkanin në epërsi me gol të bukur nga distanca, gol i cili për mysafirët vlen tri pikë.

Gjatë tërë ndeshjes dy skuadrat kishin raste të shumta, por asnjëra nga to nuk u konkretizua.
Pas kësaj fitore, Ballkani ngritët në pozitën e dytë me 62 pikë, tri pikë me pak se lideri Drita, derisa Feronikeli renditët në pozitën e pestë me 44 pikë./arbresh.info.
Statistika shqetësuese – Për katër muaj, shtatë persona humb...
Irani: Anijet e Marinës amerikane që përpiqen t’i bllokojnë ...
Yamal para ndeshjes me Atleticon: Nuk ka mbaruar ende, “remo...
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...