Pas, gabimit të Dritës, Ballkani zyrtarisht ka fituar Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra nga Suhareka ka mbrojtur titullin kampion, pas fitores 2:0, ndaj Ferizajt.
Dy gola në pjesën e dytë ia dhanë fitoren Ballkanit.
Fillimisht ishte Edvin Kuc në minutën e 67, para se Meriton Korenica ta vuloste fitoren, duke e fituar edhe kampionatin 10 minuta më vonë.
Ballkani, tani gjendet në vendin e parë me 72 pikë, pesë më shumë se Drita me vetëm një ndeshje më pakë.
Nga ana tjetër Ferizaj është në vendin e tetë dhe rrezikon rënien.
Malisheva befasoi Dritën, duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ronald Sobowale.
Drita është në vendin e dytë, kurse Malisheva të gjashtin./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar