Gareth Bale është deklaruar pas fitrores së mbrëmshme ndaj Romës.
Gareth Bale ka thënë se ata e kanë merituar fitoren ndaj Romës në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Real Madrid fitoi 2 me 0 ndaj romakëve, për të qenë një hap më afër kalimit të grupit në garën më të madhe për klube në Evropë.
“Ne e merituam fitoren. Tani, ne duhet të vazhdojmë me fitore dhe të shikojmë përpara”, ka thënë Bale.
“Ne kemi një trajner të ri dhe duhet t’i japim kohë. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë.
“Liga e Kampionëve është një kompeticion më ndryshe se La Liga. Është një stil ndryshe i lojës, skuadra që duan të luajnë futboll”, ka shtuar më tej uellsiani.
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...