Gareth Bale ka konfirmuar se ka kompletuar kalimin te Los Angeles FC të Major League Soccer.
Lojtari i lirë ishte i lidhur me skuadra si, Cardiff dhe Tottenham pas skadimit të kontratës së tij me Real Madridin këtë verë, por ylli i Uellsit ka vendosur të luajë në Kaliforni.
Ai ka nënshkruar marrëveshje njëvjeçare me klubin amerikan, derisa kontrata e tij do të përfshijë gjithashtu një opsion zgjatjeje prej 18 muajsh, sipas The Athletic.
Ai do të jetë në ekip me Giorgio Chiellinin që kompletoi para pak ditësh kalimin te ekipi në të cilin luan edhe Carlos Vela.
Klubi ende nuk ka dhënë detaje për marrëveshjen, por që pritet në orët në vazhdim të shfaq ato. /arbresh.info/
Nis takimi i kryeparlamentarëve Haxhiu e Peleshi
Droni që goditi bazën britanike ishte iranian, konfirmon pre...
Arteta pas fitores ndaj Chelsea-s: Fitore e madhe
Transferoi 70 mijë euro përmes bankës, Prokuroria i ngre akt...
330 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes – po...
Begaj: Besëlidhja e Lezhës është një moment i rëndësishëm hi...