Mesfushori i Milanit, Tiemoue Bakayoko është duke u përfolur për një transferim tronditës te Interi.
Bazuar në një raport së fundmi nga Sport Mediaset, “ajo që dukej si një sugjerim i thjeshtë disa orë më parë është duke u kthyer tani në një shkak real për negociata”, transmeton portali arbresh.info.
Uebfaqja shpjegon se drejtori gjeneral te Interi, Beppe Marotta ka një raport të “shkëlqyer” me reprezentuesin italian të Bakayokos, Federico Pastorellon.
Milani ka një opsion prej 35 milionë euro për të blerë francezin këtë verë, por ata “nuk kanë ndërmend” për të shfrytëzohet këtë për shkak të çështjeve ekonomike dhe disiplinore.
Prandaj, një tjetër mundësi për huazim prej 5-6 milionë euro mund të negociohet me opsionin për blerje prej 30-32 milionë euro derisa i huazuari nga Chelsea është “shumë i lumtur” në Milan./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës