Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles janë mposhtur në ndeshjen e dytë kualifikuese për turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.
Ata u mposhtën 16:11 nga ekipi suedez, NIP që renditet në vendin e shtatë në botë.
Bad News Eagles ishin duke humbur 13:2 në pjesën e parë, duke arritur të merrnin fitore të njëpasnjëshme, por që fatkeqësisht nuk mjaftuan për ta përmbysur rezultatin.
Bad News Eagles fituan në ndeshjen e parë ndaj ekipit rus, kurse tani e kanë një fitore dhe një humbje.
Ekipit kosovar i duhen tri fitore për t’u kualifikuar tutje.
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...