Neymar vazhdon të përflitet për transferim te Barcelona dhe Real Madridi, por babai i lojtarit ka dhënë një paralajmërim të madh për të ardhmen e tij me anë të rrjetit social Instagram.
Ashtu siç mund të shihni në fotot më poshtë, legjenda e Barcelonës dhe Brazilit – Rivaldo ka postuar një foto në Instagram të Neymarit duke i bërë atij thirrje për rikthim këtë verë në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
Neymar Senios i ka dhënë një pëlqim/like këtij postimi, i cili është një indikator i madh se sulmuesi i Paris Saint Germain ka më shumë gjasë për të zgjedhur kalimin te Barcelona sesa Real Madridin.
Raportet nga El Chiringuito dhe mediat e tjera kanë përmendur 27-vjeçarin për kalim te të dy gjigantët në La Liga, por në ditët e sotme edhe një pëlqim/like me anë të rrjeteve sociale mund të jetë diçka që zbulon shumë.
Former Brazilian player Rivaldo says on Instagram that he wants to see Neymar return to Barcelona. [ig: rivaldoofical] pic.twitter.com/wodKlLbyNP
— barcacentre (@barcacentre) August 27, 2019
Merkato e transferimeve për klubet spanjolle mbyllet më 2 shtator, andaj nuk do të kalojë shumë kohë deri kur ne do të mësojmë se ku do të luaj Neymar sezonin e ardhshëm./arbresh.info/
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...