Babai i Gonzalo Higuain, Jorge Higuain, ka thënë se djali i tij do qëndrojë te Juventus deri sa t’i skadojë kontrata.
Ka raportime që argjentinasi do largohet, pasi “Zonja e Vjetër” nuk e sheh si lojtari i duhur që mund të luaj pranë Cristiano Ronaldo-s, transmeton portali arbresh.info.
Por, babai i lojtarit i hodhi poshtë spekulimet se Gonzalo do largohet gjatë verës.

“Mund t’iu them vetëm një fjalë, Gonzalo do qëndrojë te Juventus sepse ka një vit e gjysmë të mbetur dhe do ta respektojë. Do ta përfundojë kontratën”.
“Pas 18 muajve, Gonzalo do vendos sepse do të zgjedh destinacionin e tij”.
“Në mendjen e Gonzalo-s nuk është dëshira të largohet, sepse i do tifozët aq shumë sa klubin”, deklaroi ai.
River Plate është i lidhur me transferimin e Higuain./arbresh.info.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër