Futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu tashmë ka arritur në Prishtinë.
Avdullahu, i cili pak ditë më herët vendosi t’i bashkohet Dardanëve, sot i është bashkuar kombëtares sonë.
Avdullahu duke folur para gazetarëve në aeroportin ‘Adem Jashari’, ka thënë se është i lumtur që tashmë do të vesh fanellën dardane.
Ai thotë se Kosovën e ka zgjedhur me zemër. Avdullahu premton më të mirë në kombëtaren tonë. Ai thotë se i ka pëlqyer projekti i FFK-së.
“Po ndihem shumë mirë. Jam shumë i kënaqur dhe kam vendosur më zemër. Jam shumë i lumtur që e kam marr këtë vendim. Me ka pëlqyer projekti i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ka qenë më lehtë me vendos”, ka thënë Avdullahu./rtk
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës