Pierre-Emerick Aubameyang vazhdon të stërvitet larg skuadrës së parë të Arsenalit.
Sulmuesi 32-vjeçar nuk ka luajtur që nga 6 dhjetori dhe iu hoq shiriti i kapitenit për shkak të shkeljes së tij disiplinore.
“Athletic” raporton se reprezentuesi i Gabonit mbetet i motivuar për të vazhduar të luajë në një nivel elitar në një nga ligat më të mira të Evropës.
Paris Saint-Germain mendohet të jetë i interesuar për transferimin e Aubameyang.
Por paga e tij e madhe prej 350 mijë funte në javë mund të jetë një pengesë.
Aubameyang thuhet gjithashtu se po stërvitet vetëm – larg skuadrës së parë dhe në peridha të ndryshme.
Kjo – e shoqëruar me një transferim të mundshëm përpara ditës së fundit të së hënës – mund të nënkuptojë se ai nuk do të udhëtojë në Dubai për stërvitjen e Arsenalit në mot të ngrohtë të enjten./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...