Arsenali dhe Borussia Dortmundi tashmë kana rritur një marrëveshje rreth sulmuesit Pierre Emeric Aubameyang pas bisedimeve më shumë se dy javë dhe sot (e martë) pritet finalizimi i marrëveshjes.
Reprezentuesi gabonez ka rënë dakord të nënshkruaj një kontratë tri vjeçare me vlerë prej 180 mijë funta në javë, e cila do ta bëjë atë lojtarin më të paguar në Emirates, transmeton portali arbresh.info.
Por, Dortmundi do të lejojë finalizimin e marrëveshjes vetëm pasi të sigurojnë zëvendësuesin e tij, ndërkohë që sulmuesi Olivier Giroud nuk është i interesuar për transferim në Gjermania, gjë për shkak të së cilës ata kërkojnë sulmuesin e Chelseas, Batshuayi.
Reprezentuesi belg është duke u përfolur rreth një marrëveshje ndërmjet klubeve që fillimisht do të bëhet në formë huazimi dhe më pas do të kryhet në formë të përhershme.
Por, Chelsea do të lejojë largimin e tij vetëm nëse ata sigurojnë një zëvendësues dhe ata janë duke kërkuar sulmuesin e Arsenalit, Olivier Giroud./arbresh.info/
Deliu-Kodra: PDK-ja e ruajti votën, synimi ishte rritja e sa...
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda gjashtëmujorit të parë...
Akuza të ndërsjella mes Rashiqit dhe Listës Serbe lidhur me ...
Mbappe mungoi në stërvitjen e sotme të Realit, megjithatë dy...
Zelensky: Takim i ri tripalësh me SHBA dhe Rusinë
Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...