Barcelona njofton se ka nënshkruar me sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang, i cili kaloi në Arsenali në Camp Nou si lojtar i lirë.
Aubameyang nënshkroi marrëveshje me Barçën deri në vitin 2025 dhe e ka një klauzolë lirimi në vlerë 100 milionë euro.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Barça e zyrtarizoi marrëveshjen me sulmuesin nga Gaboni.
“Është koha e Aubas!” shkroi Barça në një video të prezantimit të sulmuesit.
❗️ NEW SIGNING!
▶ @Auba is blaugrana!— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 2, 2022
Arsenali dhe Barça kishin ngecur në bisedime në ditën e fundit të afatit kalimtar, me 32-vjeçarin që kishte fluturuar drejt Katalonjës të hënën në përpjekje për ta shtyrë përmbylljen e marrëveshjes.
Ai ia doli të gjejë gjuhë të përbashkët me Arsenalin për shkëputjen e parakohshme të marrëveshjes dhe u liruar për të nënshkruar me Barçën pa asnjë qindarkë.
Por Barcelona nuk qe në gjendje ta zyrtarizojë deri sot, dy ditë më vonë.
Aubameyang, i cili i kishte edhe 18 muaj marrëveshje me Arsenalin, nuk kishte luajtur për klubin që prej 6 dhjetorit kur iu mor shiriti i kapitenit dhe u dëbua nga skuadra e parë nga trajneri Mikel Arteta për mungesë disipline.
Sulmuesi i Gabonit i shënoi 92 gola në 163 paraqitje për Arsenalin, por ai nuk luajti për topçinjtë më nga dhjetori kur e humbi shiritin e kapitenit të skuadrës dhe u përjashtua nga trajneri Mikel Arteta për shkelje të rregullave disiplinore. /GE/
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?