Gresa Bakraçit dhe gjithë atleteve tjera të pakualifikuara në disiplinën e 800 metrave, iu ka dhënë mundësia e dytë për të garuar sërish sot.
Federata Botërore e Atletikës për herë të parë iu ka dhënë edhe një mundësi për kualifikim garueseve përmes rregullit të quajtur ‘repasazh’, i cili po zbatohet për herë të parë në LO Paris 2024.
“Kështu, të gjitha garueset e pakualifikuara janë ndarë në katër grupe. Të parat në çdo grup dhe dy me kohën më të shpejtë prej të gjitha grupeve, iu bashkohen sot 14 atleteve të kualifikuara mbrëmë në gjysmëfinale. Garat e ‘repasazhit’ apo raundit të dytë, nisin sot në ora 11:20”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK)./rtk
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...