
MADRID, SPAIN - MAY 18: Atletico de Madrid supporters celebrate with their team a day after winning the Copa del Rey Final against Real Madrid on May 18, 2013 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
Nëse Atletico Madridi e mposhtë mbrëmjen e sotme (e mërkurë) Real Madridin në UEFA Superkupë, atëherë gjysma e Madridit do të jetë kuq dhe bardhë në kryeqytetin spanjoll duke festuar.
Diego Simeone dhe lojtarët e tij do të jenë të vendosur për të bërë të lumtur tifozët e tyre dhe tani ata kanë 57 mijë të tillë që mbajnë nga një biletë sezonale, transmeton portali arbresh.info.
Ata kanë arritur këtë shifër për herë të parë në historinë e tyre para ndeshjes së parë kompetitive të sezonit duke thyer rekordin total të sezonit të kaluar prej 56.407.
Shumë tifozë kanë vendosur për të rinovuar tiketat e tyre sezonale, ndërkohë që ekziston gjithashtu një listë prej 20 mijë që janë në kërkim në rast se ndonjë biletë është në dispozicion.
Klubi do të mbaj disa pjesë të stadiumit në dispozicion për tiketa të veçanta, për grupet e tifozëve dhe tifozët e tjerë në Estadio Wanda Metropolitano, prandaj këtu ekziston një limit se sa tiketa sezonale mund të shiten.
Këto tiketa tashmë janë në shitje për ndeshjen në La Liga kundër Rayo Vallecanos në javën e dytë të sezonit dhe çmimet nisin nga 25 euro për anëtarët deri në 30 për publikun në përgjithësi./arbresh.info/
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid