Atletico Madrid është duke konsideruar mundësinë për të fituar para nga shitja e sulmuesit, Thomas Lemar te Arsenal.
Gjiganti spanjoll dëshiron të transferojë një sulmues në afatin dimëror, me shpresën e përforcimit të sulmit, transmeton portali arbresh.info.
Ylli i PSG-së, Edinson Cavani dhe sulmuesi i Borussia Dortmund, Paco Alcacer janë të lidhur me transferimin në “Wanda Metropolitano”.
Sipas Marca, gjiganti spanjoll nuk ka para për të transferuar ndonjërin nga këta dy sulmues.

Mirëpo, klubi madrilenas është duke konsideruar mundësinë për të shitur francezin dhe me ato para të transferojë Cavanin ose Alcacer.
Lemar është transferuar në Atletico në vitin 2018 nga Monaco për 64 milionë euro, mirëpo këtë sezon ka dështuar të shënojë apo asistojë në 21 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
Lista Serbe nis votimin kolektiv në Mitrovicën e Veriut
Rama: Gatishmëri e plotë e ekipeve mjekësore gjatë festave
Kush është në garë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare?
Dy të vdekur pas përplasjes së mbi 50 automjeteve në një aut...
KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë
Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin e...