Sipas raporteve në Spanjë, zyrtarët e Atletico Madridit janë të frustruar me performancat e sulmuesit Antonio Griezmann në klub.
26-vjeçari nënshkroi marrëveshje të re te ‘Los Rojiblancos’ gjatë verës duke rritur dukshëm pagën e tij si dhe duke dyfishuar përkohësisht klauzolën e tij nga 100 milionë euro në 200 milionë, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, klauzola e sulmuesit francez do të reduktohet sërish gjatë merkatos së verës së ardhshme dhe thuhet se futbollisti është duke ngjallur interesim nga Manchester United, Bayern Munichu dhe Barcelona.
‘Diario AS’ raporton që zyrtarët në Atletico janë të irrituar me nivelin e performnacave të sulmuesit këtë sezon pas vetëm dy golave brenda nëntë ndeshjeve në La Liga.
Diego Costa do të arrijë në janar së bashku me anësorin Vitolo, gjë e cila do të rris opsionet e tyre në sulm.
Megjithatë, besohet se lojtari do të largohet para fundit të sezonit ndonëse raporti sugjeron që për shkak të financave të klubit ata janë të hapur të shesin atë më vonë./arbresh.info/
Lirohet Hazir Haziri, u burgos nga autoritetet serbe në shta...
ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...