Atletico Madridi është duke monitoruar progresin e Luis Albertos pasi futbollisti shkëlqeu në sulm te Lazio në fillim të këtij sezoni.
Lazio ka nisur sezonin e ri në formë të shkëlqyer dhe performancat e Albertos prapa superyllit në sulm Ciro Immobile kanë qenë pjesë e këtij suksesi të hershëm, transmeton portali arbresh.info.
Alberto iu bashkua gjigantit në Serie A nga Liverpooli 12 muaj më parë për një marrëveshje që vlente 6 milionë funta, por dështoi për të pasur ndikim sezonin e kaluar në Itali.
Megjithatë, 25-vjeçari ka startuar në dhjetë ndeshjet e Lazios deri tani duke qenë direkt i përfshirë në tetë gola.
Alberto tani është në radarin e Atleticos, që dëshiron të përforcoj opsionet e tyre në sulm./arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...