Atletico Madridi thuhet se është shumë afër të transferojë Alexandre Lacazetten nga Arsenali.
Sulmuesi francez nuk është i kënaqur me trajtimin që po i bën Mikel Arteta, andaj është i hapur të largohet.
Trajneri spanjoll është i gatshëm që të lejojë Lacazetten të largohet, në mënyrë që të krijojë sa më shumë fonde për transferimet e reja.
Sipas asaj që raporton Marca, Los Rojiblancos duan që sa më parë të mbyllin transferimin e francezit nga The Gunners.
Arsenali po kërkon 45 milionë euro nga shitja e lojtarit, mirëpo insistojnë edhe në shkëmbim lojtarësh.
Skuadra londineze po e kërkon Thomas Partyen dhe mund të lejojë Lacazetten të kalojë në anën tjetër. /Telegrafi/
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime
Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, prit...
Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...