Ish-futbollistit i kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 35-vjeçare.
Tri vitet e fundit ai luajti për skuadrën, Altach në Austri, shkruan Arbresh.info.
Teksa karrierë ka bërë edhe tek Apoel, Sheffield Ëednesday, Rapidi dhe Eskisehirspori.
Suksesin më të madh e pati tek anglezët e Sheffieldit ku ishte vendimtar për atë skuadër gjatë aventurës së tij shtatë vjeçare.
Nuhiu e përfaqësoi Kosovën për katër vite ku luajti gjithsej 19 ndeshje dhe shënoi tre gola, ku do të mbahet mend aj goli me Çekinë në udhëtim në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, mirëpo ishte i pamjaftueshëm për të marr rezultat pozitiv.
“Prej vitit 2017 deri në vitin 2021 kisha nderin të përfaqësoj vendin tim 19 herë. Jam veçanërisht krenar që kam përfaqësuar një shtet me të kaluar të vështirë në historinë e vet ndërkombëtare. Ishte privilegj të vesh fanellën dhe ta përfaqësoj ekipin kombëtar në fushë futbolli”, ka shkruar Nuhiu.
Një falënderim për Nuhiun e patën edhe Dardanët, të cilët reaguan përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Atdhe Nuhiu pritet që karrierën në futboll ta vazhdoj si trajner./Arbresh.info
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët