Robin Gosens e ka paralajmëruar Real Madridin se Atalanta e vërtetë do të shihet pas ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve mbrëmjen e sotme.
Ylli i Atalantës ka zbuluar, po ashtu, se mesfushori i Real Madridit Toni Kroos e ka pranuar se madrilenët kanë respekt për kundërshtarin e tyre italian.
Real Madridi e fitoi 1:0 ndeshjen e parë kundër Atalantës në Itali në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve dhe e pret atë për ndeshjen e kthimit në Madrid sonte në orën 21:00.
Mbrojtësi anësor i Gjermanisë u zotua se Atalanta do të luftojë fort për një vend në çerekfinale.
“Ata do ta shohin fytyrën e vërtetë të Atalantës nesër (e marte). Kam folur me Kroos: nuk them se ata frikësohen nga ne, por kanë shumë respekt për mënyrën sesi luajmë ne”, tha Gosens. /Gazeta Express/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës