Atalanta ka arkëtuar tri pikë mjaftë të rëndësishme kundër Napoli-t, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të të Seria A.
Skuadra vendase arriti që t’i mposhtë “Napolitanët” me rezultat 2 – 0, shkruan portali arbresh.info.
Gjatë pjesës së parë edhe pse dy skuadrat kishin disa shanse shumë të mira, nuk ia dolën t’i konkretizojnë duke shkuar në pushime me rezultat të barabartë.
Ndërsa në pjesën e dytë, Atalanta shënojë dy herë për t’i arkëtuar tri pikët.

Ishte Mario Pasalic që në minutën e 47-të pas harkimit të Gomez, u gjend para portierit dhe lehtësisht dërgoi topin në rrjetë, ndërsa golin e fitores e shënojë Robin Gosens në minutën e 56-të, të cilit iu kthye topi pas gjuajtës së Toloi-t.
Pas kësaj fitore, Atalanta ‘blindon’ pozitën e katër me 60 pikë, ndërsa Napoli renditët në pozitën e gjashtë me 45 pikë./arbresh.info.
https://twitter.com/mexeuro10/status/1278769735900020737
https://twitter.com/mexeuro10/status/1278769204896903172
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë
Vdes Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë
MINTI kërkon deklarim e ndarje të qartë të produkteve të qum...
U bllokua nën kamion, ky është viktima që vdiq sot në vendin...
Raporti britanik ngre shqetësime serioze për procesin ndaj k...