Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija i ka reaguar ish-deputetit të kësaj partie, Adem Salihajt.
Haraqija ka thënë se miqtë duhet të ruhen për ditë të vështira duke shtuar se individi është i fortë kur mbi supet e tij ka njerëz të mirë.
“Koha gjithëher ka treguar që miqët duhet të ruhen për ditët e vështira,situata të ndryshme na kanë treguar sesa i fortë mund të jet individi kur mbi supet e tij ka kaq shumë njerëz të mirë.!! Adem he “burre” ndale turrin mos trego trimni se gjithë njohim njeri tjetrin”, ka shkruar Haraqija në Facebook.
Gjatë ditës, Salihaj e ka quajtur bashkëpartiakun e tij, Lutfi Hazirin vegël të presidentit Hashim Thaçi brenda LDK-së pasi ky i fundit po e përkrah idenë për korrigjim të kufijve
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës