Prishtina e Re ka arritur të kaloj në rrethin e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës duke mposhtur skuadrën e Besa Pejës, me rezultat 1-2.
Gjithçka nisi mirë për kryeqytetasit kur në minutën e pestë shënoi Lorik Dobratiqi, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat. Derisa, Redon Arifi i Besës e barazoi rezultatin gjatë pjesës së dytë.
Por një minutë pa nisur koha shtesë ishte i zakonshmi, Astrit Berisha që kaloi sërish në epërsi bardhekaltrit.
Deri në fund gola nuk pati kështu që Prishtina e Re e siguroi kalimin në fazën e 1/8 së finales.
Kujtojmë se kjo skuadër është edhe kampione vjeshtore në Ligën e Parë, grupi B./Arbresh.info
Minnesota e Atlanta barazojnë serinë, Cleveland shënon fitor...
Irani kërkon lirimin e anijes së mallrave dhe ekuipazhit të ...
19 vjedhje dhe një grabitje brenda javës në rajonin e Feriza...
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...