Aston Villa ka bërë një lëvizje për mesfushorin e Juventusit, Rodrigo Bentancur.
“Daily Mail”, thotë se uruguaiani është bërë një objektiv i shquar për Villan pasi ata kërkojnë një lojtar mbajtës dhe diskutimet janë duke u zhvilluar.

Bentancur ka bërë 18 paraqitje në Serie A këtë sezon, por Juventusi është i gatshëm të dëgjojë ofertat ndërsa përpiqet të ribalancojë skuadrën e tyre gjatë dritareve të ardhshme të transferimeve.
Ende vetëm 24 vjeç, Bentancur iu bashkua Juves nga Boca Juniors pesë vjet më parë dhe ka pasur paraqitje solide në Torino, duke i ndihmuar ta të fitojnë shtatë trofe të mëdhenj, përfshirë tre tituj të Serie A.
Ai luan për herë të dytë nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, pasi ka punuar edhe me Maurizio Sarrin dhe Andrea Pirlo.
Pas nënshkrimit të Philippe Coutinho, Robin Olsen dhe Lucas Digne këtë muaj, tekniku i Villas, Steven Gerrard po synon gjithashtu një mesfushor mbajtës dhe një qendërmbrojtës./Arbresh.info
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...