Mnachester United është mposhtur sërish, kësaj radhe nga Newcastle United duke u mposhtur me rezultat 0-2, në kuadër të xhiros së 19-të në Premier League.
Pas vetëm katër minutash, Isak shënoi për mysafirët, shkruan Arbresh.info.
Kurse 15 minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë nga Joelinton.
Newcastle deri në fund pati edhe disa mundësi tjera duke mundur të shënojë edhe gola tjera mirëpo nuk ia arriti dot.
Kjo është humbja e katërt me radhë në të gjitha garat për “Djajtë e Kuq”, kurse Newcastle shënoi fitoren e pestë radhazi.
Falë këtyre tre pikëve tashmë ata janë të pestit në tabelë me 32 pikë, kurse United mbetet i 14-ti me 22 sosh dhe tani është vetëm tetë pikë larg vendit që të dërgon në Championship./Arbresh.info
Dita e ndeshjeve në Superligë: Tre përballje të zjarrta, luh...
Renovimi i shkollës “Kolë Jakova”, Rama: Hapësir...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin stoli ari dhe para...
Theret me thikë një person në Gllogoc, arrestohet i dyshuari
Nuk iu ndal policisë dhe lëndoi një zyrtar, arrestohet i dys...
Vrasje në tentativë në Prishtinë