Inter triumfoi në derbin ndaj Milani dhe u shpall edhe matematikisht kampion i Serie A.
Pjesë e këtij suksesi nuk kishte se si të i mungonte një shqiptar, shkruan Arbresh.info.
Futbolli i kombëtares shqiptare, Krisjtan Asllani është pjesë e këtij suksesi madje duke patur disa performanca të jashtëzakonshme gjatë ndeshjeve kur iu dha hapësira.
Asllani u shpreh tejet i lumtur për këtë sukses, duke thënë se ende ‘nuk e ka kuptuar që Interi ka triumfuar në këtë kampionat’.
“Jemi shumë të lumtur, nuk ka fjalë që e përshkruan. Si tifoz i Interit, nuk mund të kërkoja asgjë më të mirë. Jemi të lumtur, edhe sot ishim larg shtëpisë, por kishte shumë tifozë. Ndoshta ende nuk e kam kuptuar që e kemi fituar këtë kampionat, do të shohim nesër në mëngjes”. Fitorja në derbi ndoshta ka edhe më shumë rëndësi. Ne e donim Scudetton, ia dolëm. Tani le të vazhdojmë”, deklaroi Asllani.
Mesfushori kuqezi u bë shqiptari i tretë që arrin këtë sukses pas Naim Kryeziut në sezonin 1941/42 me Romën dhe Amir Rrahmanit që triumfoi sezonin e kaluar me Napolin./Arbresh.info/
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë