Talenti te Real Madridi, Marco Asensio raportohet se është duke kërkuar nga presidenti i klubit, Florentino Perez, të lejojë atë të largohet nga Bernabeu gjatë verës për shkak të raporteve të ftohta me trajnerin Zinedine Zidane.
Strategu francez ka shfrytëzuar më shumë Asension në skuadrën e parë gjatë sezonit të kaluar, por duket se lojtari nuk e ka më besimin e plotë te 22-vjeçari pasi e ka lënë në një pjesë të madhe në bankinë këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Një numër i madh klubesh kanë qenë duke kërkuar reprezentuesin spanjoll së fundmi dhe ‘Don Balon’ pretendon që Manchester United ka kërkuar atë si pjesë e marrëveshjes që përfshin portierin David de Gea për kalim në Madrid.

Ngjashëm, Chelsea ka kërkuar nënshkrimin me Asesion si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim me yllin Edin Hazard.
Liverpooli është thënë gjithashtu se ka bërë një ofertë për sulmuesin së fundi dhe thuhet madje që ata janë të gatshëm të paguajnë më shumë se rivalët në Premierë Ligë për të siguruar shërbimet e tij në Anfield, veçanërisht pas largimit të Philippe Coutinhos për transferim në Barcelona.
Gazeta e lartpërmendur spanjolle shton gjithashtu që Asensio ka humbur durimin me trajnerin Zidane dhe ka folur me presidentin Perez për t’i siguruar largimin në fund të sezonit./arbresh.info/
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...