Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani ka realizuar gol në sfidën e javës së 27-të në kampionatin jug-korean ndaj skuadrës Gangwon.
Ai ka realizuar golin e parë në ndeshje në minutën e 15-të, shkruan Arbresh.info.
Asani realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Skuadra e tij në fund humbi 3-2, teksa pati avantazh prej dy golave deri në fund të pjesës së parë.
Ky ishte vetëm goli i dytë i Asanit i cili ka vetëm pesë ndeshje të zhvilluara këtë sezon.
Ndërkohë Gwangju ndodhet në pozitën e shtatë me 37 pikë kurse Gangwon është në krye të tabelës me 50 pikë pas 27 ndeshjeve.
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro