Roma ka shënuar fitore ndaj Slavia Pragës me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.
Të besuarit e Jose Mourinhos shënuan që në minutën e parë, kur Edoardo Bove gjeti rrjetën për 1-0.
Në minutën e 17-të, Roma shtoi epërsinë me golin e Romelu Lukakut i cili shënoi pas asistimit të Stephan El Shaarawyt.
Me këto gola u mbyll pjesa e parë, ndërsa edhe në të dytën Roma ishte më e mirë.
Lukaku dhe El Shaarawy kishin mundësi të shënonin, por nuk ia arritën të gjenin rrjetën.
Roma ka 9 pikë deri më tani nga tri ndeshje dhe është në rrugë të mirë për të kaluar grupin. /Telegrafi/
Merz thotë se i kërkoi Trumpit të rriste presionin ndaj Puti...
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Haradinaj: Deputetët e VV-së më premtuan votën nëse kandidoj...
Blero habit me deklaratën: Jam i hapur për pozitën e Preside...
Djali i Ali Khamenei zgjidhet Lider Suprem i Iranit
Mot i ndryshueshëm të mërkurën, temperatura deri në 18°C