AS Roma ka regjistruar fitore bindëse 2-0 ndaj VfB Stuttgart, në ndeshjen e shtatë të Ligës së Evropës.
Protagonist kryesor ishte Niccolò Pisilli, i cili ishte autor i të dy golave për skuadrën verdhekuqe, shkruan Arbresh.info.
Goli i tij i parë erdhi në minutën e 40-të pas një asistimi të Matías Soulé.
Në pjesën e dytë, Roma menaxhoi lojën me qetësi, ndërsa trajneri Gian Piero Gasperini aktivizoi edhe Paulo Dybalën, i cili ndikoi menjëherë në lojë.
Në minutat shtesë, pikërisht Dybala asistoi për Pisillin, i cili gjeti hapësirë brenda zonës dhe me një goditje të bukur vulosi fitoren 2-0.
Me këtë fitore Roma është ngjitur në pozitën e gjashtë me 15 pikë, kurse Stuttgarti është i 12-ti me 12 sosh./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...