Shtypi spanjoll është duke pretenduar se Mohamed Salah ka kërkuar largimin nga Liverpooli pas një zënke me trajnerin Jurgen Klopp.
Raportet në Spanjë janë duke pretenduar se “Redsat” janë të gatshëm të shesin superyllin e tyre egjiptian, por kanë kërkuar nga 26-vjeçari të shtrojë kërkesë zyrtare për largim, transmeton portali arbresh.info.
Salah ka qenë në super formë qysh pas iu bashkua skuadrës në Anfield në verën e vitit 2017 dhe sigurisht se këto zhvillime kanë tronditur tifozët e Liverpoolit.
Gazeta e shumëvlerësuar spanjolle AS është ajo që sugjeron se Salah dhe Klopp janë “përplasur” mes vete.
Ata shtojnë se gjërat kanë shkuar deri në atë pikë sa ish ylli i Chelseas dhe Romas ka kërkuar largimin nga Anfield gjatë verës
AS shton se drejtorët e Liverpoolit kanë folur me sulmuesin e tyre dhe kanë kërkuar të shtrojë kërkesë për largim./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...