Ylli i Barcelonës, Arthur ka pranuar se është krenar që kërkohet nga Inter, mirëpo nuk ka plan të largohet nga “Camp Nou”.
Sipas Mundo Deportivo, Inter ka kërkuar nga Barcelona që Arthur të jetë i përfshirë në marrëveshjen për Lautaro Martinez, transmeton portali arbresh.info.
Braziliani ka thënë se është i lumtur që Inter ka treguar interesim, por mendja e tij ndodhet vetëm te Barcelona.

“Për ndonjë lojtar, të jetë i lidhur me klub të rëndësishëm si Inter, klub me trajner të mirë dhe skuadër të mrekullueshme, është krenari”.
“Pavarësisht që thashë këtë, mendimet e mia janë vetëm për Barcelonën. Ndihem mirë në klub dhe qytet dhe dua të vazhdojë të jem për vitet në vazhdim”, deklaroi ai.
Thuhet se Barcelona gjithashtu nuk dëshiron largimin e Arthur, pasi e shohin si pasuesi i Sergio Busquets./arbresh.info.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim