Legjenda spanjolle, Mikel Arteta thuhet se ka pranuar kushtet e Arsenalit dhe do të jetë trajner i ri i klubit të madh anglez.
Drejtori i Arsenalit, Josh Kroenke është rikthyer në Amerikë dhe është i gatshëm të aprovojë emërimin e Arteta si menaxheri i ri i klubit.
Kthimi i Artetës në Emiratet është në një fazë të avancuar pas bisedimeve me drejtuesit e klubit – drejtorit të futbollit Raul Sanllehi, drejtori teknik Edu, drejtori menaxhues Vinai Venkatesham dhe kreu i operacioneve të futbollit Huss Fahmy.
osh Kroenke, djali i pronarit të Topçinjve, Stan, ka kaluar një periudhë të gjatë në Angli për të ndihmuar në zbutjen e tranzicionit pas shkarkimit të Unai Emery këtë muaj.

Por, me arritjen e plotë të marrëveshjes, Josh Kroenke është nisur për në SHBA me emërimin e Arteta që pritet të ndodh së shpejti.
Arteta thuhet se është pajtuar për një marrëveshje tre vjeçare e gjysmë me pagë prej pesë milionësh në sezon.

Ai mund të jetë në stol për përleshjen e së shtunës në Ligën Premier kundër Evertonit, ku 37-vjeçari kaloi gjashtë vjet si lojtar.
Ndryshe, Arteta është tash a sa kohë duke ushtruar rolin e ndihmësit të Pep Guardiolas te Manchester City. /Telegrafi/
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit