Arsenalit nuk i ka ecur fati me lëndimet në repartin e sulmit, ku së fundmi dëmtim ka pësuar edhe Gabriel Jesus.
Sulmi është arma kryesore e një skuadre dhe “Topcinjtë” dëshriojnë transferimin e një sulmuesi në këtë merkato, pasi dy lojtarët kryesor të këtij reparti, Sakan dhe Jesus, nuk i ka në dispozicion, shkruan Arbresh.info.
Mikel Arteta pas fitores së mbrëmshme ndaj Tottenhamit tregoi ambiciet e Arsenalit këtë merkato.
“Sigurisht do të provojmë në merkato dhe duam të përforcojmë sulmin. Ne kemi humbur 2 lojtarë të rëndësishëm, si Bukayo Saka i cili do të jetë jashtë për 3 muaj dhe Gabriel Jesus për një kohë të gjatë”, u shpreh trajneri i Arsenalit.
?⚪️ Arteta: “For sure we are going to try on the market and we want to reinforce attack”.
“We’ve lost 2 big players, Bukayo for up for 3 months and Gabriel Jesus will be out for a long time”. pic.twitter.com/a6D0fWHREK
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 15, 2025
Me fitoren e mbrëmshme Arsenali është rikthyer në garë për titull në Premier League, ku tashmë grumbullon 43 pikë, katër më pak se Liverpooli, i cili ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar./Arbresh.info

Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...