Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se është tronditur nga paraqitja, siç e ka quajtur, e papranueshme, e skuadrës së tij në humbjen e thellë 3:0 kundër Liverpoolit në shtëpi.
Topçinjtë, që janë nëntë pikë larg një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve tetë ndeshje para përfundimit të sezonit në Premierligë, u dominuan plotësisht nga të kuqtë dhe i pranuan të tri golat në pjesën e dytë.
Ishte një paraqitje e dobët nga Arsenali dhe Arteta e pranoi këtë pas ndeshjes.
“Ata ishin shumë më të mirë se ne në çdo repart. Unë jam plotësisht përgjegjës për këtë”, tha Arteta.
“Ne duam t’u kërkojmë falje njerëzve dhe tifozëve tanë”, shtoi ai.
Arteta ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga lojtarët e tij pas paraqitjes së tmerrshme kundër Liverpoolit.
“Jam i tronditur sepse nuk e prisja këtë. Sigurisht se nuk guxojmë të biem në këtë nivel prapë. E papranueshme kur ne e përfaqësojmë këtë klub futbolli dhe njerëzit që e duan këtë klub”./Gazeta Express/
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...