Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është i bindur që Thierry Henry mund t’i ndryshojë gjërat te Monaco këtë sezon për aq kohë sa klubi i dhuron atij për të kryer ndryshimet e nevojshme.
Henry, i cili ka qenë asistent i trajnerit Roberto Martinez të Belgjikës, zëvendësoi Leonardo Jardimin thuajse një muaj më parë dhe klubi qëndron në pozitën e 18-të në Liga 1 me vetëm një fitore të siguruar në të gjitha kompeticionet, transmeton portali arbresh.info.
Rekordi nuk është përmirësuar qysh pasi Henry mori detyrën dhe skuadra ka humbur tri nga pesë ndeshjet nën udhëheqjen e francezit gjatë të gjitha kompeticioneve duke barazuar në dy të tjera
“Ai ka qenë i jashtëzakonshëm, ai ka njohurinë e duhur”, ka thënë Wenger për ‘beIN Sports’.
“Por, këtu janë gjithmonë dy gjëra kur ju bëni trajner i ri”
“Ndikimi i parë është psikologjisht pozitiv dhe më pas ju mund të punoni”

“Pra, për momentin fati i keq për të është se ndikimi i parë nuk ka funksionuar prandaj atij duhet t’i ipet kohë”
“Kjo është gjëja më e rëndësishme. Ai do të kthej gjërat në formë të duhur nëse i ipet kohë”
Henry përjetoi gjithashtu një tjetër natë të tmerrshme kundër Brugges në UFEA Ligë të Kampionëve në mesjavë./arbresh.info/
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës