Paul Merson i ka bërë thirrje Arsenalit duke i kërkuar ta zëvendësoj trajnerin Arsene Wenger me italianin Antonio Conte në rast se ky i fundit largohet nga Chelsea.
Antonio Conte i siguroi Chelseat titullin në Premierë Ligë sezonin e kaluar, por e ardhmja e tij në Stamford Bridge është vënë në dyshime për shkak të disa disfatave të njëpasnjëshme, transmeton portali arbresh.info.

“Ditën që Conte largohet nga Chelsea, nëse unë do të isha Arsenali, menjëherë do thirrja në telefon”, ka thënë ish sulmuesi Merson për ‘Sky Sports’. “Trajnerët si Conte nuk janë në dispozicion shpesh”
Arsenali aktualisht qëndron në pozitën e gjashtë në tabelë me pesë pikë prapa Chelseat në pozitën e katërt.
Ndeshja e ardhshme e “Topçinjve” është ajo kundër Tottenhamit këtë të shtunë./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026