Arsenalit nuk i mjafton goli i bukur i Granit Xhakës, ndalen nga Southamptoni

17:09 | 23 Tetor 2022
KRG

Pas katër fitoreve radhazi, Arsenali është ndalur me barazim në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta luajti baras në udhëtim te Southamptoni, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të.

Ndeshja e zhvilluar këtë të diel në “St. Mary’s Stadium” u mbyll me rezultatin 1:1.

Granit Xhaka (10’) shënoi për të kaluar fillimisht “Topçinjtë” në epërsi, teksa Stuart Armstrong (65’) shënoi golin e barazimit për vendasit.

Vlen të theksohet se për Arsenalin ishte ky barazimi i parë për këtë sezon.

Arsenali tani ka 28 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, me dy pikë më shumë se Manchester City.

Southamptoni me 12 pikë ndodhet në pozitën e 15-të.

Shpërndaje në rrjete sociale