Ish sulmuesi i Arsenalit, Paul Mariner ka emëruar pesë lojtarët që “Topçinjtë” duhet t’i shesin nga klub.
Ai thekson se trajneri spanjoll Unai Emery duhet të heq dorë nga Granit Xhaka, Mesut Ozili, Shkodran Mustafi, Calum Chambers dhe Sead Kolasinac, transmeton portali arbresh.info.
Largimi i Xhakës pritet të ndodhë në janar për shkak të ofendimit të tifozëve muajin e kaluar gjatë barazimit 2 me 2 kundër Crystal Palaces.
Ozil duket qartë se nuk është një lojtar në listën e të pëlqyerve nga Emery dhe largimi i tij pritet të ndodhë herët apo vonë.
Mustafi është kthyer në një fatzi në Emirates, ndërsa Kolasinac dhe Chambers kanë pasur problem për të siguruar pozita startuese te klubi londinez si pasojë e problemeve me formë./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin