Arsenali ka siguruar tri pikë mjaftë të rëndësishme mbrëmjen e sotme (e martë) kundër Cardiff Cityt.
“Topçinjtë” mposhtën skuadrës e futbollistit të zhdukur Emiliano Sala në këtë ndeshje, e cila parashikohej të ishte debutuese për lojtarin argjentinas, shkruan portali arbresh.info. Ata nderuan 28-vjeçarin duke mbajtur një minutë heshtje në fushë para fillimit të ndeshjes ndërkohë që kërkimet për të vazhdojnë të zhvillohen.
Skuadra e Unai Emery siguroi fitore me rezultat të ngushtë 2 me 1 në takimin si nikoqir në Emirates në kuadër të xhiros së 24-të në Premierë Ligë.
Aubemayng nga pika e bardhë (66′) dhe Alexandre Lacazzete (83′) shënuan për skuadrën londineze, ndërsa portën për mysafirët e gjeti vetëm Nathaniel Mendez Laing për 2 me 1 derisa po zhvillohej minuta e katërt e kohës shtesë të kësaj ndeshje.
Me këtë fitore, Arsenali vazhdon qëndrimin në pozitën e pestë me pikë të ngjashme me Chelsean në pozitën e katërt me një ndeshje më pak, ndërsa Cardiff City qëndron në zonën e dëbimit me vetëm 19 pikë./arbresh.info/
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...