Arsenali po përgatit një lëvizje për mesfushorin portugez të Evertonit, Andre Gomes.
Gomes ka bërë përshtypje të mirë që kur arriti në Goodison Park në huazim nga Barcelona gjatë verës së kaluar.
Sipas mediumit anglez Liverpool Echo, Arsenali është i gatshëm të bëjë ofertë për lojtarin, por duhet të fitojë konkurrencën nga brenda dhe jashtë vendit.
Kjo pasi për mesfushorin portugez interesim për lojtarin kanë shprehur edhe Roma dhe Interi.
Megjithatë, raporti i tyre shton se Gomes është i gatshëm të qëndrojë në Everton pasi është i lumtur me sezonin e tij.
Mesfushori 25-vjeçar në 26 paraqitjet e fundit shënoi vetëm një gol dhe asistoji një herë për Evertonin./Telegrafi
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...