Arsenali tani thuhet se është i hapur për t’i lejuar huazimin me mundësi blerje të Hector Bellerinit te Interi.
Topçinjtë deri më tani i kishin rezistuar çdo gjëje, përveç një transferimi të përhershëm për mbrojtësin e djathtë spanjoll, diçka që është përtej mundësive të Nerazzurrëve tani.
Bellerin është i etur për të kaluar në San Siro dhe për të provuar veten e tij në futbollin italian.
Këtë mbrëmje, Sky Sport Italia raporton se Arsenali është më në fund i gatshëm të hapë derën për një marrëveshje huazimi me mundësi blerje.
Ka të ngjarë që marrëveshja të bëhet me një detyrim blerje nëse plotësohen disa kushte gjatë gjithë sezonit 2021/22.
26-vjeçari doli përmes akademisë së Arsenalit dhe kontrata e tij zgjat deri në qershor të vitit 2023.
Zgjedhja e parë e Interit mbetet Nahitan Nandez, por negociatat me Cagliarin duket se nuk po përparojnë aq shpejt sa shpresohej.
Nandez nuk është teknikisht një mbrojtës krahu, por mund të luajë në të djathtë, si dhe në një rol më qendror në mesfushë në formacionin 3-5-2 të Simone Inzaghit. /Telegrafi/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...