Arsenali thuhet se ka arritur marrëveshje rreth kushteve personale me mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho.
Coutinho ishte i huazuar te Bayern Munichu në sezonin e fundit, por Bavarezët vendosën të mos e shfrytëzojnë opsionin e blerjes.
Ylli brazilian u lidh me një rikthim në Ligën Premier, ku klubet më të interesuara ishin ato londineze si Chelsea dhe Arsenali.
Megjithatë, Arsenali thuhet së është favorit pas arritjes së marrëveshjes me Barcelonën dhe lojtarin.
Sipas gazetës Sport, agjenti i yllit brazilian ka lidhur tashmë një marrëveshje me Arsenalin rreth kushteve personale.
Coutinho thuhet se do të arrijë në Emirates si huazim, por nuk do të nënshkruajë kontratën deri sa ta përfundojë sezonin me Bayernin. /Telegrafi/
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...