Arsenali nuk i ka dhënë fund transferimeve për këtë afat kalimtar.
Ata po përgaditen të bëjnë dy oferta për dy lojtar si Khvicha Kvaratskhelia të Napolit dhe Mohammed Kudus të Ajax-it.
“The Gunners” kanë siguruar tashmë tre nënshkrime të profilit të lartë këtë verë Declan Rice, Kai Havertz dhe Jurrien Timber, transmeton Arbresh.info.
Kjo i ka çuar shpenzimet e tyre në më shumë se 200 milionë funte, ndërsa ata kërkojnë të zhvillojnë një tjetër sfidë për titullin e Premier League këtë sezon.
Por, kuptohet se Mikel Arteta është ende në kërkim për të forcuar më tej skuadrën e tij.
Sipas gazetarit Ekren Konur, Kvaratskhelia është një emër që ata po shohin.
Reprezentuesi gjeorgjian, 22 vjeç, ishte një zbulim për Napolin sezonin e kaluar pasi ata fituan titullin e tyre të parë në Serie A në 33 vjet.
I ardhur nga Dinamo Batumi për rreth 10 milionë funte, ai kontribuoi me 14 gola dhe 17 asistime të bujshme në 43 paraqitje.
Së bashku me sulmuesin Victor Osimhen , ai tani është një nga lojtarët më të vlefshëm të klubit./Arbresh.info/
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...