Arsenali ka kohë që po tenton transferimin e Iscos nga Real Madridi.
Skuadra londineze duket se tani është afër që t’ia arrij qëllimit, pasi spanjolli e kërkon largimin nga Los Blancos.
Sipas asaj që raporton Mirror Sport, Isco nuk ka insistuar të rinovojë kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni.
Kështu, nga muaji i ardhshëm, mesfushori do të jetë i lirë të diskutojë me secilën skuadër që i ofron pagë të majme dhe siguri për më shumë minuta.
Por, mediumi anglez raporton se Isco e pëlqen kalimin te Arsenali, duke ditur se vendi i titullarit nuk do të diskutohej.
The Gunners do të presin deri në verën e vitit të ardhshëm për t’i marrë shërbimet e tij, derisa Chelsea e Liverpool thuhet se janë po ashtu të interesuara.
Varoufakis: Nacionalizmi arsyeja kryesore pse Greqia s’e ka ...
Kombinimi i superushqimeve të shëndetshme për zemrën që duhe...
Siguria e barnave në Kosovë mbetet një çështje komplekse
Tërheqja e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, Merz: Ësh...
Rama ndan fotoalbumin e javës: Nga memorandumi për hub-in en...
Marco Rubio do të takohet me Papa Leoni XIV më 7 maj