Arsenali ka shënuar fitore ndaj Brighton me rezultat 4-2 në kuadër të javës së 17-të të Ligës Premier.
Fitore që i mban lider të padikutueshëm në kampionatin anglez, duke vazhduar rrugën drejt ëndrrës titull.
Ndeshja nisi me gol që në start, kur Bukayo Saka shënoi që në minutën e dytë për 1-0.
Pas goli të dy skuadrat kishin nga një rast të mirë me Oleksandr Zinchenko (Arsenal) dhe Leandro Trossard (Brighton), por asnjëra nuk shënuan, shkruan telegrafi.
Pa u mbyllur pjesa e parë, në minutën e 39-të, Martin Odegaard shënoi një gol të bukur nga distanca për 2-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Arsenali gjeti edhe golin e tretë me Eddie Nketiah për 3-0, duke e larguar dilemën e fituesit.
Brightoni tentoi të kthehej në lojë me golin e Kaoru Mitoma që mori një pasim të mirë nga Pascal Gross që shënoi për 3-1.
Por në minutën e 71-të, Arsenali shënoi edhe golin e katërt pas një kundërsulmi që u nis nga Granit Xhaka që pasoi te Odegaard i cili dhuroi një pasim të gjatë për Gabriel Martinellin i cili i vetëm me portier shënoi për 4-1.
Në minutën e 77-të, ishte Evan Ferguson që përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Arsenalit për të shënuar për 4-2.
Më gola nuk kishte dhe Arsenali mori fitoren e 14-të në këtë sezon dhe me 43 pikë, mbajnë pozitën e parë. Topçinjtë kanë shtatë pikë më shumë se Man City.
Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës nën dyshimin...
I zhdukur gjatë luftës, gjendet trupi i Rasim Mehmet Kocit
BE shqyrton zgjidhje pas bllokimit të kufijve për mallrat dr...
ZRrE shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë ven...
Franca i kundërpërgjigjet shefit të NATO-s për fuqinë mbrojt...
‘Shuplakë’ e fortë për Man United, ylli i skuadr...